Sera

Rrëfimi për Korhan Pazarlama, që sot e bart shijen e Turqisë në vende të ndryshme filloi me prodhimin e djathit në vitin 1984. U themelua si kompani familjare nga Ihsan Koserecep dhe për mbi 20 vjet prodhon produkte të cilësisë së lartë dhe ka një përvojë të suksesshme. Jo vetëm që hap pas hapi e ka rritur gamën e produkteve të veta pa e prishur shijen dhe cilësinë por po ashtu pati sukses që të renditet në vendin e 345 mes liderëve të eksporit të Turqisë me mbi 30 milion dollarë qarkullim përfshirë edhe zyrat europiane.

Zyra jonë kryesore gjendet në Stamboll me 3000 metra katrorë depo dhe linja për gjysëm-prodhim. Me 50 menagjerë dhe mbi 100 punëtorë eksportet tona menagjohen direkt nga zyra ne Stamboll për mbushjen e kontenierëve me mallra të përziera me mbi 500 produkte të ndryshme.

Qendra jonë e prodhimit An Gida gjindet në 18.000 metra katrorë në AYDIN/Bozdogan që është një nga rajonet më pjellore të Turqisë dhe gjendet vetëm 140 km nga porti i Izmirit. Dërgesat për prodhimë: turshi, ullinj, gjema, fletë rrushi dhe perime të ambalazhuara në kanaqe mund të ngarkohen direkt dhe 600 punëtorët tanë të talentuar sigurojnë cilësi dhe dërgesa të kualitetit më të lartë.

Zyra dhe depoja jonë Europiane Sera Food gjendet në Bruksel. Belgjikë dhe importon pasta dhe oriz nga Italia, djath nga Bullgaria dhe Danimarka me brendin Sera. Përveq kësaj bën edhe distribuimin e disa brendeve të njohura si Dardanel (prodhime të peshkut tuna në kanaqe), Colgate (Hacisakir sapun, shampon etj.) si agjent i vetëm i shitjes për tregun etnik.

Zyra dhe depo e jonë tjetër europiane Anka GmbH ka për qëllim distribumin e produkteve të Korhan Company në gjithë Gjermaninë. Gjithashtu ka edhe marrëveshje ekskluzive me Balparmak (prodhues i mjaltit natyral) dhe Piyale (prodhues i pastës dhe supave). Ka një linjë të gjerë distribumi me 6 kamionë dhe shërbim të shpejtë për konsumatorët.

BRENDET tona;

SERA

OLAY

KAMER

KARAELMAS

BERNI

DOBRA